Trixa kapet me shoqen e Borës: Hajde se ta tregoj unë…

Showbiz

Në shtëpinë e Big Brother VIP javën e kaluar u futën 5 banorë të rinj të cilët duket se nuk do jenë shumë të qetë pasi kanë nisur të trazojnë qetësinë e shtëpisë.

Xheisara, një këngëtare e re në profesion tha në klipin e saj prezantues se do të këndojë sa më shumë në shtëpi pasi sipas saj mungon një këngëtar dhe atmosfera në shtëpi.

Por duket se diçka e tillë Beatrixës e cila është këngëtare dhe këndon shpeshherë në shtëpi. Në spektaklin e djeshëm u dha një klip për banorët e rinj dhe të vjetër, ku Beatrix iu kundërpërgjigj Xheisarës.

Në dhomën e rrëfimit, Trixa tha se ajo nuk mund të vije dhe t’i tregoj atyre nëse ka atmosferë apo jo, se aty realisht ka.

Ti po don me na tregu a ka muzikë këtu a jo, hajde loçkë se ta tregojë unë! Ndërkohë vlen të thuhet se Xheisara është shoqe me Bora Zemanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.