“Ik, vazhdo me pulat”/ “Ça bën kështu moj, llasticë”, Donaldi kapet me Trixën, ajo qan: Me çfarë të gëzohem

Showbiz

Donaldi dhe Beatrixa sërish kanë pasur një debat mes tyre, ndërkohë që bukuroshja në një moment ka nisur edhe të qajë.

Shkak është bërë një qengj i futur në Big Brother Vip, që Trixa i vendosi emrin Bella dhe Donaldi ia mori.

Ajo nuk e priti mirë veprimin e aktorit dhe ia tha diçka të tillë. Në diskutim e sipër ajo i thotë, “Ik vazhdo me pulat”.

Donaldi shtanget nga reagimi i Beatrixës dhe i thotë që nuk bëri gjë me qëllim. I nxehur vlonjati i thotë “Ça bën kështu moj llasticë.

Bukuroshja, pasi Donaldi u largua, nisi të qante, dhe në diskutim me Einxhelin tha se nuk ka me çfarë gëzohet.

Donaldi e Trixa kanë pasur shpesh debate, me raste të kota dhe që janë sheshuar. Ata po përjetojnë një histori dashurie brenda shtëpisë së Big Brother dhe janë nga më të komentuarit aty dhe jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.