Qendra estetike i nxjerr foton dhe i numëron ndërhyrjet që ka kryer në fytyrë Bora Zemanit…

Showbiz

Gjatë muajve të fundit, moderatorja Bora Zemani ka qenë kryefjalë e mediave për ‘lidhjen dhe ndarjen’ nga banori i Big Brother Vip, Donald Veshaj. Por jo vetëm kaq, Bora është vënë në qendër të komenteve në rrjetet sociale lidhur me ndryshimet në paraqitjen fizike.

Moderatorja sapo ka mbushur 30 vjeç dhe me rastin e datës së shënuar, moderatorja organizoi një festë madhështore.

Fotot e ditëlindjes përrallore të Borës janë shpërndarë me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale, ku mund të themi me plot gojën që ka shkëlqyer e tëra, ndërkohë që ndryshimet për pamjen e saj janë mëse të dukshme.

Vetë bukuroshja thotë se nuk ka bërë asnjëherë botox, por një qendër estetike ka bërë një përshkrim të ndërhyrjeve të mundshme që ka kryer Bora. Për ilustrim është edhe një foto e moderatores shumë kohë më parë.

The beauty herself says she has never done botox, but an aesthetic center has made a description of the possible interventions that Bora has performed. For illustration is also a photo of the moderator a long time ago.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *