Kjo video e Bora Zemanit dhe Vin Velit duhet të shërbejë si model për të gjithë prindërit e divorcuar

Showbiz

Bora Zemani ka qenë muajt e fundit në qendër të vëmendjes sidomos për raportin me Donaldin. Mirëpo, jo të gjitha marrëdhëniet e mëparshme të moderatores kanë përfunduar keq. Pak ditë më parë ajo organizoi një festë madhështore për ditëlindjen e saj të 30-të, me të ftuar personazhe të shumta publike.

Një ndër të ftuarit që ka tërhequr shumë vëmendjen e ndjekësve ka qenë edhe ish-bashkëshorti i moderatores, Dj i njohur Vin Veli. “Kryefjala.com” ka publikuar një video ku Bora dhe Vin Veli shihen tek kërcyejnë e argëtohen së bashku me vogëlushin e tyre, Arbor. Një video shumë e ëmbël që përcjell shumë dashuri, por mbi të gjitha shërben si një model për të gjithë prindërit e divorcuar. Bora dhe Vini kanë treguar se ndajnë në mënyrë shembullore kujdestarinë, përkujdesjen dhe dashurinë për Arborin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.