Kush do dalë nga Big Brother: Einxhel, Donaldi dhe Trixa në nominim

Showbiz

Arbri hapi kutinë e Pandorës dje. Big Brother kishte vendosur që t’i jepte një javë imunitet nga nominimet. Gjithashtu ai duhet të nominonte tre banorë.

Arbri nominoi Einxhelin. “Për arsyet që ndodhën”, tha ai (e kishte fjalën për daljen e Dj Dagz) dhe për një ballafaqim më të denjë midis treshes, zgjodhi edhe Trikxën me Donaldin.

Sipas një mendimi të mbështetur mbi shumicën e komenteve të publikut, ka shumë gjasa të dalë Trixa. Ajo nuk është shumë e pëlqyer nga shumica.

Trixa u penalizua në memorjen kolektive nga lidhja me Donaldin kur ky i fundit ishte konfuz në marrëdhënie me Borën. Ata kishin shkëmbyer një puthje dhe kishin thënë se do e prisnin njëri-tjetrin.

Beatrix ishte në dijeni të kësaj situate sepse i kishte shkruar Borës një koment në instagram për puthjen brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo i shprehej se ishte një gjë e mrekullueshme ajo që i kishte ndodhur.

Një moment tjetër që penalizon Trixën, janë luhatjet e humorit në lidhje me Donaldin dhe pretendimet që ka nga ky i fundit. I kanë dhënë asaj imazhin e një “llastice” dhe aspak të një njeriu të pjekur. Ngelet për t’u parë gjatë spektaklit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.