Nami ne Top Channel! Arbana dhe Fjoralba Ponari sherr te çmendur per Einxhel, ja detajet

Showbiz

E mbani mend vizitën e fundit të Fjoralba Ponarit dhe Argjira Spancës në Big Brother VIP? Ndodhi para pak ditësh dhe synimi ishte për t’i dhënë mbështetje shoqes së tyre të ngushtë, Einxhel Shkira.

E gjitha kjo duket gjë shumë e bukur në plan të parë dhe kështu shkoi deri pak minuta para fundit, kur njëra nga shoqet e Einxhelit bëri një gabim. Bëhet fjalë për Fjoralbën, e cila i lejoi vetes t’i japë një këshillë banores së Big Brother VIP.

“Shiko, duhet që lidhjen tënde me DJ Dagz të mos e kesh në plan të parë, sepse të pengon për lojën tënde. Ti ke hyrë me një qëllim këtu dhe duhet t’i përkushtohesh vetes”, ishin fjalitë e moderatores së mirënjohur.

Menjëherë ndërhyu Arbana Osmani, e cila nuk e lejoi Fjoralbën të fliste më shumë se aq. Arsyeja dihet tashmë. Asnjë vizitor nuk duhet të japë informacione nga jashtë, sepse banorët keqkuptohen dhe prishet loja.

Ky episod ka sjellë një sherr të madh në zyrat e Top Channel-it. Arbana nuk e ka pritur aspak mirë atë që bëri Fjoralba, sepse kjo e fundit ka qenë super e informuar për atë që lejohet dhe nuk lejohet të bëjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Pse më preve në besë? Si mund t’ia thuash ato fjalë Einxhelit?!” – i është drejtuar Arbana Fjoralbës. “Unë e njoh, e kam shoqe. Rrinte e qante pa pushim. Duhej t’ia thoja”, – i është përgjigjur bukuroshja e Portokallisë. Arbana ka këmbëngulur: “Jo, aspak. Einxhel nuk ka nevojë për ato mesazhe. Ia del vetë shumë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.