Dalina Buzi: E tmerrshme se si një Shqipëri e tërë iu gëzua nominimit të Trixës

Showbiz

Mbrëmë kanë ndodhur shumë ngjarje të ndryshme në Big Brother VIP.

Xheisara dhe Dagz-i u eliminuan, ndërsa tre banorë të tjerë u nominuan, shkruan lajmi.net.

Einxhel, Donaldi dhe Beatrixa janë të nominuarit e së premtes dhe njëri nga të tre do të eliminohet.

E nominimi i Beatrixës ka ngjallur reagime të shumta.

Dalina Buzi ka qenë edhe opinioniste e BBV-së disa spektakle dhe e ftuar në një intervistë në ‘Gjesi’ të T7 ajo ka dhënë mendimin e saj.

‘Është e tmerrshme se si të gjithë ishin gëzuar për nominim e saj. Në Shqipëri ka marrë shumë vëmendje ky spektakël dhe disa nga personazhet aty janë shumë të fortë’, ka thënë ajo në intervistë

Ajo gjithashtu ka thënë se duhet të mësohemi që mos të gjykojmë të tjerët dhe veprimet e tyre.

Beatrixa për herë të parë ndodhet në nominim./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.