E kapët? Momenti kur Albani i bëri një pyetje për Donaldin Beatrixës

Showbiz

Mbrëmjen e sotme Beatrix mori një surprizë të veçantë. Ajo ndoqi në Pallatin e Kongreseve performancën e vëllait të saj, Alban Ramosajt dhe më pas u përqafua mes lotësh me të.

Në një moment Albani vuri dorën e Beatrixës tek zemra e tij dhe e pyeti si i ka punët me zemrën, sigurisht referuar Donaldit duke qenë se lidhja me të ka qenë kaq shumë e komentuar.

“Si je ti? Si i ke punët me zemrën?”, e pyeti Albani Beatrixën, e cila u shpreh shumë e shqetësuar sesi dukej në sytë e tyre. Albani e siguroi se është më e mira dhe e gjithë familja e ndjek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *